“Shqyrtohet” Andi…
Çështja e jetesës në Shqipëri: Andi është i ri, jeton me dy
shokë në shtëpi si në kohën kur ishte student, sapo ka nisur punë në një Call
Center në Tiranë. Ai do të jetojë duke i pavarur nga familja pasi ka përfunduar studimet, me shpresën se 1 ditë do krijoj dhe ai familjen e tij. Në më të shumtët e netëve, pas pune, shkon në shtëpi dhe
shikon televizor, lexon apo dëgjon muzikë. Do tja dali ai deri në fund të
muajit pa kërkuar borxh nga shokët?
Andi në 5 pika!
- eshtë 25 vjeç.
- ka diplomë Bachelor dhe Master në Drejtësi.
- jeton te komuna e parisit me 2 shokë të tjerë në një
shtëpi 1+1(55 m2).
- ka 8 muaj që ka nisur punën në një kompani Call Center, ku
reklamon nëpërmjet telefonit kontrata sigurimi në shtetin fiqnjë Itali, nga e
cila përfiton 26.900 lekë të reja.
- është duhanpirës dhe i pëlqen të luaj kalçeto & jeta e
natës.
Rroga kalon sapo ka kaluar në bank (26.900 lekë + 4.000 lekë
bonus= 30.900 lekë)
Paguan qiranë për shtëpinë që ndanë 2 shokë të tjerë (8.000
lekë)
Paguan pjesën e tij në ujë/drita/”shkallët” (2.000 lekë)
Paguan abonen mujore për të lëvizur me autobuz në Tiranë
(1.300 lek lekë)
Blenë për të ngren në mëngjes në një byrektore (90 lekë)
Blenë 5 paketa duhan të dredhur për të kaluar muajin (1.000
lekë)
Blenë për të ngrënë në Fast-Food me miqtë pas pune 2
Hamburger dhe një pije freskuese (400 lekë) si dhe pi një kafe & ujë
mbasdite (100 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë ngelur 18.010 lekë
Data 2 / E martë
Shkon në minimarketin e lagjes dhe blenë gjëra për gjithë
muajin: 6 pako makarona , 2 kile mish , 1 shampuan për flokët
dhe trupin , pastë dhëmbësh 1+1 falas , 3 pako konservash 2+1
falas, 6 pako oriz , 250 gr djathë, enë për larjen e
pjatave , 6 vezë, domate & zarzavate të tjera,
patate, salçiçe, sallam dhe djath për tost, në total 7.500 lekë.
Pas pune shkonë për të parë një ndeshje me miqtë dhe pi 2
birra (300 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 10.020 lekë.
Dita 3 / E mërkurë
Paguan pjesën e tij për internetin në shtëpi (800 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 8.020 lekë.
Dita 4 / E enjte
Del për drekë jashtë shtëpisë me një shoqe dhe në fund
paguan (500 lekë)
Del me shoqerinë në dark te Charlsi pasi i pëlqen muzika e
Vedat Ademit, aty blenë 3 birra (1.200 lekë) si dhe një paketë Lucky Strike
(200 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.102 lekë.
Dita 5 / E premte
Gjatë pushimit të punës blenë një Snickers dhe 1 pije
freskuese (170 lekë)
Në dark del te kafja e lagjes me shokët e dhomës, blenë 1
birrë (150 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.250 lekë.
Dita 6 / E shtunë
Blenë për të ngrën në byrektoren e lagjes (100 lekë)
Në drekë blenë fruta në lagje (800 lekë)
Në dark e fton një miku i tij për të festuar ditëlindjen në
një lokal, Andi ati i blenë një libër që shoku i është shprehur se i pëlqen
(700 lekë), kthehet vonë në shtëpi dhe i duhet të marri taksi (300 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 4.250 lekë.
Dita 7 / E diel
Del xhiro nga liqeni, aty ulet diku dhe merr ujë & kafe
(150 lekë)

Andit në fund të ditës i kanë mbetur 3.300 lekë për 23 ditët
e ardhshme të muajit, ati i duhet që direkt pas pune të shkoj në shtëpi, nëse Andi do ja dali apo jo në fund të muajt të mos jetoj me borxhe kjo lihet në gjykimin tuaj.
Si Andi janë dhe shumë të tjerë të rinj, të paktën ata e kanë një punë, mund të thoshte dikush... Ne nuk duam të imponojm mendime, thjesht të sjellim realitete, gjykimim e bënë çdokush...
Shënim: Nuk janë shënuar domosdoshmëri të tilla si prezervativet! lol
Si Andi janë dhe shumë të tjerë të rinj, të paktën ata e kanë një punë, mund të thoshte dikush... Ne nuk duam të imponojm mendime, thjesht të sjellim realitete, gjykimim e bënë çdokush...
Shënim: Nuk janë shënuar domosdoshmëri të tilla si prezervativet! lol
No comments:
Post a Comment